
Në shenim të kësaj dite drejtorja e KW4W - Iliriana Gashi ka prezentuar para studentëve të Departamentit të Punës Sociale (në kuadër të Fakultetit Filozofik, Universiteti i Prishtinës) punën e organizatës sonë dhe mundësitë për punë vullnetare për studentët e këtij Departamenti. Falemnderojmë Rita Selimin për këtë ndërlidhje dhe profesoreshën Njomza Llullaku për interesimin në këtë bashkëpunim që do të konkretizohet së shpejti në një Memorandum Mirëkuptimi me këtë Departament.
