Skip to content
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN

This page is available in Albanian only. The text below is in Albanian.

News03.11.2022

Gratë si Agjente të Ndryshimit

Sot ka filluar punëtoria 5-ditore për avokim me gratë nga fshatërat e Gadimës dhe Shalës së Lipjanit, fshatit Rahovicë në komunën e Ferizajt dhe qytetit të Ferizajt.

Gratë si Agjente të Ndryshimit

Gratë si Agjente të Ndryshimit

Nën facilitimin e Erza Kurtit, gratë do të mësojnë të identifikojnë probleme me të cilat sfidohen gratë në komunat e tyre dhe të përpilojnë plane të avokimit për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Ky trajnim gjithashtu është mbështetur edhe nga trajneret e fuqizimit social në organizatën Kosova - Women 4 Women; Zojë Shala, Zejnepe Selimi, Gjylere Morina dhe Besa Canolli të cilat mbështeten grupet e grave përgjatë dhjetë muajve të fundit.

Gratë janë agjente të rëndësishme të ndryshimeve në shoqërinë tonë – kur fuqizohen ato që të merren me çështje në mënyrë direkte, fuqizohet i tërë komuniteti.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Së Bashku Ndërtojmë Reziliencën”, të financuar nga UN Trust Fund to End Violence against Women (UN Trust Fund).

#UNTF #SëBashkuPërReziliencë

#strongwomen

UN Trust Fund është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve, i dedikuar ekskluzivisht për adresimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar. Deri më sot, UN Trust Fund ka mbështetur 572 organizata në 140 vende dhe territore.

Published 03.11.2022 · updated 11.2022