Skip to content
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN

This page is available in Albanian only. The text below is in Albanian.

News08.12.2021

GRATË SI AGJENTE TË NDRYSHIMIT – FUSHË KOSOVË

Javën e fundit të muajit tetor është mbajtur trajnimi i radhës për avokim me gratë nga komuna e Fushë Kosovës. Gjatë këtij trajnimi, gratë u aftësuan të identifikojnë probleme në komunën e tyre, dhe të përpilojnë plane të avokimit për zgjidhjen e këtyre problemeve.

GRATË SI AGJENTE TË NDRYSHIMIT – FUSHË KOSOVË

Disa nga problemet e identifikuara gjatë trajnimit ishin: mungesa e ujësjellësit, mungesa e ujit të pijshëm, mungesa e transportit në fshatra dhe mungesa e institucioneve parashkollore.
Gratë janë agjente të rëndësishme të ndryshimeve në shoqërinë tonë – kur fuqizohen ato që të merren me çështje në mënyrë direkte, fuqizohet i tërë komuniteti.
Vazhdojmë me komunën e Shtimës nga java e ardhshme.

Published 08.12.2021 · updated 12.2021