
Qëllimi është t'u japim profesionistëve të rinj nga ky departament mundësinë për të kontribuar në organizatën tonë, dhe në të njejtën kohë për të mësuar drejtpërdrejt nga stafi ynë i cili ka një përvojë shumëvjeçare në punën në terren me gratë në mbarë Kosovën.
Profesionistët tanë të rinj po na ndihmojnë të bëjmë ndryshime në botë dhe ne nuk kemi si të mos jemi krenarë me ta!
