Skip to content
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN

This page is available in Albanian only. The text below is in Albanian.

News24.07.2020

KW4W PROMOVOI EDHE NJË ARRITJE QË KA PËR QËLLIM AVANSIMIN DHE FUQIZIMIN E GRUAS NË SHOQËRI

Me datë 16 Dhjetor 2019, Kosova-Women 4 Women promovoi edhe një arritje që ka për qëllim avansimin dhe fuqizimin e gruas në shoqëri. Në event na nderuan me pjesëmarrjen e tyre Ministri Z.

KW4W PROMOVOI EDHE NJË ARRITJE QË KA PËR QËLLIM AVANSIMIN DHE FUQIZIMIN E GRUAS NË SHOQËRI

Muzafer Shala, Ministri nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarresisë #MIN, Ambasadori Norvegjez në Kosovë, Z. Jens Erik Grøndahl, Zëvendës Ambasadori Holandez Z. Peter Van der Bloemen, Zv. shefja e misionit nga Ambasada e Zvicrrës Znj. Pauline Menthonnex Gacaferri, përfaqësues të insitucioneve, donatorë dhe miq/partnerë të organizatës.
KW4W përuroj Inkubatorin e parë të biznesit të grave me lokacion në Prishtine, një aset dhe vlerë e shtuar e Organizatës W4W për të vazhduar përkrahjen dhe stimulimin e grave dhe vajzave të reja që të zhvillojnë aftësitë e tyre të biznesit dhe fuqizimin ekonomik. Ky inkubator do të shërbej që përmes asistencës teknike, këshillave profesionale dhe ndihmës financiare të ndihmoj gratë dhe vajzat e reja në procesin e themelimit të bizneseve të reja dhe fuqizimin e bizneseve start-up.
Projekti u financua nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ndërsa u implementua nga Kosova-Women 4 Women në partneritet me Institutin për Menaxhment dhe Zhvillim #IMD.

Published 24.07.2020 · updated 07.2020