Skip to content
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN

This page is available in Albanian only. The text below is in Albanian.

News17.03.2023

Në kuadër të projektit “IWKA - Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës”, perfunduan seminaret 8 ditore në Komunat e Prishtinës, Graçanicës, Ferizajit dhe Junikut

Në kuadër të projektit “IWKA - Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës”, perfunduan seminaret 8 ditore në Komunat e Prishtinës, Graçanicës, Ferizajit dhe Junikut.

Në kuadër të projektit “IWKA - Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës”, perfunduan seminaret 8 ditore në Komunat e Prishtinës, Graçanicës, Ferizajit dhe Junikut

Temat te cilt u trajtuan ishin: Korniza ligjore në fushën e migracionit në Kosovë dhe Reintegrimi i migrantëve në Kosovë, të ligjeruara nga ekspertët e organizatës partnere CRP/K si dhe temat: Barazia Gjniore dhe E drejta në Pronë të ligjeruara nga trajnerja e organizatës K-W4W. Qëllimi i seminareve ka qenë vetëdijesimi i grave dhe burrave sa i përket çështjeve të migrimit si dhe çështjeve për barazi gjinore dhe të drejtën në pronë.

Në seminare kanë qenë prezente gratë përfituese të grantit si dhe bashkëshortët/djemt e tyre nga Komuna e Prishtinës, Graçanicës, Ferizajit dhe Junikut.

Projekti IWKA - Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës - Përmirësimi i statusit ekonomik dhe social të grave në Kosovë duke mbështetur agrobiznesin e udhëhequr nga gratë, synon fuqizimin e grave në rrezik të varfërisë dhe të grave të kthyera përmes përvetësimit të aftësive bujqësore, në komunën e Prishtinës, Graçanicës, Ferizajit dhe Junikut. Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRPK).

#strongwomen

#womensrigh

#genderequality

#migration

Published 17.03.2023 · updated 03.2023