Skip to content
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN

This page is available in Albanian only. The text below is in Albanian.

News11.11.2024

Nga Tradita te Barazia – Gratë e Gjilanit Kundër Pabarazisë në Trashëgimi

Sot në Komunën e Gjilanit u mbajt një sesion informues i organizuar nga Aktiviteti i USAID "Qeverisja e Pronës", me fokus te qasja e grave në pronë dhe trashëgimi. Qëllimi i aktivitetit ishte informimi dhe ndërgjegjësimi mbi të drejtat themelore pronësore të grave dhe sfidat që ato përballojnë në Kosovë.

Nga Tradita te Barazia – Gratë e Gjilanit Kundër Pabarazisë në Trashëgimi

Pjesëmarrëse në këtë takim ishin: 🔹 Znj. Leonora Morina Bunjaku – Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit
🔹 Znj. Lindita Salihu – Zyrtare për Barazi Gjinore
🔹 Gra aktiviste nga komuna

Përmes diskutimeve u theksua rëndësia e informimit të grave, si dhe mënyrat për të avokuar për të drejtat e tyre në trashëgimi dhe pronësi.

🤝 Partner në këtë aktivitet ishte organizata Kosova – Women 4 Women, që vazhdon të mbështesë fuqizimin e grave në të gjitha nivelet e shoqërisë.

#GratëDheProna #BaraziGjinore #USAIDKosovo #QeverisjaEPronës #Gjilani

Published 11.11.2024 · updated 11.2024
Nga Tradita te Barazia – Gratë e Gjilanit Kundër Pabarazisë në Trashëgimi — KW4W