
Ky dokument hulumtues aplikon disa qasje metodologjike, duke përfshirë hulumtimin në zyrë, metodologjinë sasiore dhe cilësore, e cila përbëhet nga rishikimi i të dhënave administrative në dispozicion dhe studimeve të kryera në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Poloni, Suedi dhe Mbretërinë e Bashkuar; intervistat online me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës dhe Total Family Coaching & Parenting në Mbretërinë e Bashkuar. Konkretisht, dokumenti hulumtues paraqet praktikat më të mira të planeve dhe programeve të riintegrimit socio-ekonomik në Kosovë dhe më gjerë për gratë që kanë qenë, janë ose mund të jenë viktima të dhunës.
