
Gjatë diskutimit u trajtuan edhe çështjet që lidhen me shërbimet kadastrale dhe pronësore që ofron Komuna e Graçanicës, duke identifikuar nevojat dhe mundësitë për përmirësim të tyre.
Diskutimet dhe rekomandimet e dala nga ky fokus grup do të përdoren në procesin e hartimit të Planit për Përmirësimin e Shërbimeve Kadastrale, që Komuna e Graçanicës do të hartojë dhe adoptojë me mbështetjen e Aktivitetit të USAID "Qeverisja e Pronës".
Organizata Kosova-Women 4 Women është partnere e këtij aktiviteti dhe kontribuon në fuqizimin e grave dhe përfaqësimin e zërit të tyre në procese vendimmarrëse.
