KW4W

Nënshkrimi i kontratave për grante bujqësore: Fuqizimi i grave dhe zhvillimi rural në Kosovë

🌾 Sot zhvilluam ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me 4 shoqatat përfituese të granteve në sektorin e bujqësisë nga komunat e Prishtinës, Ferizajit dhe Graçanicës – një hap kyç drejt zhvillimit rural dhe mbështetjes së fermerëve tanë.

Këto grante synojnë:
✅ Fuqizimin e kapaciteteve prodhuese të shoqatave
✅ Nxitjen e inovacionit në praktikat bujqësore
✅ Forcimin e partneriteteve në komunitet

Faleminderit të gjitha shoqatave përfituese për vizionin dhe angazhimin konkret për të sjellë ndryshim pozitiv në terren. Institucioni ynë mbetet i përkushtuar të mbështesë çdo iniciativë që rrit prodhimin vendas dhe krijon mundësi të reja ekonomike.

Projekti IWKA “Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës” financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).

#KW4W #Agrobiznes #FuqizimiGrave #ZhvillimRural #GranteBujqësore