KW4W

Seminari në kuadër të projektit “IWKA – Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës”

Në kuadër të projektit “IWKA – Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës”, në Komunën e Prishtinës është mbajtur seminari i cili ka trajtuar temat: Korniza ligjore në fushën e migracionit në Kosovë dhe Reintegrimi i migrantëve në Kosovë, të ligjeruara nga ekspertët e organizatës partnere CRP/K si dhe temat: Barazia Gjniore dhe E drejta në Pronë të ligjeruara nga trajnerja e organizatës K-W4W.
Në seminar kanë qenë prezente gratë përfituese të grantit nga Komuna e Prishtinës. Seminari do të vazhdojë edhe në Komunat e tjera: Ferizaj. Gracanicë dhe Junik.
Projekti IWKA – Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës – Përmirësimi i statusit ekonomik dhe social të grave në Kosovë duke mbështetur agrobiznesin e udhëhequr nga gratë, synon fuqizimin e grave në rrezik të varfërisë dhe të grave të kthyera përmes përvetësimit të aftësive bujqësore, në komunën e Prishtinës, Graçanicës, Ferizajit dhe Junikut. Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRPK).