KW4W

#SheInspiresMe: ZARIE MALSIU – KRYETARE E SHOQATËS “STINA”

#SheInspiresMe: ZARIE MALSIU – KRYETARE E SHOQATËS “STINA”
“Për mua programi i WfWI ka qenë si shkollë, aty i kam marrë hapat e parë për me themelu shoqatën”

Zaria gjithmonë e kishte dashtë shumë shkollën, kishte qenë nxanëse shembullore. Por fatkeqesisht pasi e kryen klasën e tetë ia ndërprejnë shkollën dhe ëndrrat e saj për me vazhdu mësimin u shuan.

“Në kohën tem vajzat nuk jane shkollu dhe mu ma kane nderpre shkollën pasi e kam kry klasën e tetë. Kam pas shumë dëshire me vazhdu shkollimin, por ashtu eshte kane atehere. Mandej ne moshen 18 vjecare jam martu, me nje familje të mirë e të ndershme. Aty e kam lexu gazeten Rilindja cdo dite, më ndihmonmte me mësu gjana të reja. Me u punesu nuk kam pas ku me u punesu dhe cka me punu, dhe kam vazhdu obligimet familjare si gru tradicionale, rritjen e fëmijëve , katër djem e një vajzë si dhe kujdesin për punët e shtëpisë”.

Gjatë luftës Zaria së bashku me familje kishte perjetu tmerrin, tre muaj kishin qëndru në male. Nuk kishin ushqim për fëmijë, pervëc uje dhe copa të bukës të thatë. Djalin e vogël e kishte vetëm 7 muajsh, dhe pasojat e qëndrimit ne mal në të ftoftë dhe pa ushqim kanë bërë që djali I saj të ketë probleme shëndetësore. Edhe pas luftës Zaria u kujdes për familje dhe për obligimet e shtëpisë.

“Në vitin 2014 jam regjistru ne programin e WfWI në Kacanik, isha 50 vjecare. Aty takova shumë gra të cilat I bëra shoqe, aty e gjeta prapë vetën dhe fillova të mendoj qe ende mundem me bë dicka për vetën. Për mua programi I WfWI ka qenë si shkollë që mu personalisht me ka ndihmu shume, duke fillu nga trajnimet për fuqizim social deri te ato per fuqizim ekonomik. Pasi e kam kry programin dhe kam diplomu, me ndihmën e WfWI unë e kam themelu shoqatën për bujqësi “Stina” në Kacanik e cila tani ka 100 gra anëtare. Mirremi kryesisht më grumbullimin e bimëve mjekuese dhe aromatike si dhe frutave të malit. Pas shoqatës e hapa edhe biznesin. Biznesi është edhe ndihmë e madhe për gratë dhe të rinjët e komunës së Kacanikut dhe Ferizajit për grumbullimin dhe shitjen e frutave malore dhe bimëve mjekësore për qendra tregtare”.

Zaria e percjell mësimin dhe përvojën e saj nga programi I WfWI edhe te gratë e tjera, të cilat I ndihmon dhe I motivon në cdo kohë. Ajo poashtu eshte perfituese e tharëses të bimëve, me ane të cilës ju ndihmon grave pasi që I merr/blen të gjitha bimët e grumbulluara nga gratë. Në vitin 2016 Zaria e kreu edhe shkollën e mesme, Menaxhment Biznesi në Kacanik.

“Për gra e bëj të pamundurën me ju ndihmu, sidomos për gratë që janë të angazhuara vetëm më punët e shtëpisë dhe i motivoj që të mirren me punë bujqëesore që të gjenerojnë të ardhuna”.

“Këto të arritura ia dedikoj organizatës WfWI që kemi mësu shumë gjana për me ec përpara, me arrit këtu ku jam dhe familjes tem për mbështetje të vazhdueshme. I përshendes të gjitha gratë dhe iu uroj sukese në të gjitha lëmitë që dëshirojnë. Me punë dhe vullnet gjithcka arrihet, por pa u dorëzu” thotë per fund Zaria.

Shiko më pak