KW4W

STORIE SUKSESI: VLORA ZOGAJ

Vlora Zogaj nga Prizreni, me profesion është kimiste e cila ka punuar jashtë profesionit të saj si përkthyese. Vlora ka dëgjuar për organizatën Women-4-Women përmes rrjeteve sociale prej ku edhe është informuar për trjanimin “Inkubatori I Biznesit per Gra”, i realizuar në bashkepunim me Institutin për Menaxhment dhe Zhvillim, dhe finansuar nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Para se të merrte pjesë në trajnim Vlora nuk ka pasur njohuri se si të udheheq një ndërrmarrje. Përmes projektit “Inkubatori I Biznesit per Gra” ajo gjithashtu ka qenë përfituese e një granti. Ky grant dhe njohurit e fituara gjatë trajnimit i kanë ndihmuar asaj të orientohet në fillimin e një karrier në fushën e saj profesionale duke filluar ndërrmarrjen e saj. Vlora Zogaj është pronare e biznesit “Hira Natural & Organic Skin Care”, ku si kimiste ka krijuar produkte natyral dhe organike për lëkurë. Ajo vazhdon të ketë suksese me biznes dhe është falemnderuese për mbështetjen që i është ofruar për fillimin e ndërrmarrjes së saj.