Skip to content
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN

This page is available in Albanian only. The text below is in Albanian.

Success story · November 2025

Nga toka në sukses: Historia frymëzuese e Zelfije Abdyli

Me dashuri dhe përkushtim, Zelfije Abdyli kultivon speca, domate, kungull, shalqi, dredhëza, kumbulla, karrota dhe shumë pemë e perime të tjera. Të gjitha produktet e saj të freskëta e natyrale i ekspozon për shitje pranë serrës së saj në Prapashticë, komuna e Prishtinës.

Nga toka në sukses: Historia frymëzuese e Zelfije Abdyli

Falë kujdesit të saj të vazhdueshëm, prodhimet mbeten të bollshme dhe cilësore edhe në muajin nëntor. Me duart e saj të arta, Zelfija na dëshmon se suksesi nis aty ku ka vullnet, punë dhe dashuri për atë që bën.

Në kuadër të projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit – ISEE 2”, ajo ka përfunduar me sukses trajnimin për përpunimin e ushqimit dhe është përfituesja e grantit startup 2025.

Projekti “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit – ISEE 2” është financuar dhe mbështetur nga Austrian Development Agency.

Published 19.11.2025 · updated 09.2026
Nga toka në sukses: Historia frymëzuese e Zelfije Abdyli — KW4W