KW4W

Thirrje per grante

THIRRJE PËR GRANTE

Kosova-Women 4 Women në kuadër të projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetë-punësimit dhe punësimit” I SEE që financohet nga Agjencioni Austriak per Zhvillim (ADA) me fondet e Koorporatës Austriake për Zhvillim (ADC), parasheh që për bizneset e grave të ndajë grante me shumë deri në 3,800.00 EUR. Këto grante do të ndahen në formë të bashkëfinancimit me 20% pjesëmarrje të biznesit. Poashtu, përfitueset e grantit do të përfitojnë edhe nga këshillimet rreth biznesit që iu ofron projekti.

Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i pozitës së grave në ekonomi dhe në tregun e punës në rajonin e Prishtinës dhe Ferizajt që përfshinë komunat: Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenas, Gracanicë, Lipjan, Novobërdos, Obiliq, Podujev, Ferizaj, Hani i Elezit, Kacanik, Shtërpcë dhe Shtime.

Qëllimet e grantit janë:

  • Mbështetje për bizneset e grave;
  • Krijimi i bizneseve te qëndrueshme;
  • Përmirësimi i pozitës së grave në tregun e punës; dhe
  • Përmirësimi/zhvillimi i produkteve, proceseve dhe shërbimeve ekzistuese/të reja,

Të gjithë aplikantët e interesuar duhet të plotësojnë aplikacionin përkatës së bashku me dokumentacionin e kërkuar në formën PDF, në e-mail adresën grants@k-w4w.org.

Afati për aplikim është deri më 21 qershor,2023 deri me 23:59

Aplikacioni per grante I SEE Shpalk-w4w.org/…/

Shpallja-per-grante-Finale.docxlja per grante- Finale