KW4W

VALBONA AJETI, KRYETARE E SHOQATËS “ HORTIKULTURA”

#SHEINSPIRESME: VALBONA AJETI, KRYETARE E SHOQATËS “ HORTIKULTURA”, FSHATI SLLATINE, VITI

“Programi I WfWI me ka mësu krejt gjanat për themelimin dhe menaxhimin e shoqatës, aty jam motivu me themelu edhe shoqatën time”.

Para programit të WfWI Valbona e kishte kry kursin e rrobaqebësisë, por nuk kishte pas mundësi me u punësu për shkak të obligimeve familjare.

“Vullneti I punës ka qenë gjithmonë shume i madh, po skam pas përkrahje me u punësu. Ma së pari baba më ka lanë pa shkollë, për shkak të kushteve ekonomike në atë kohë. Mandej jam martu dhe jam kujdes për obligimet e familjes, I kam rrit dy djem e një vajzë”.

“Në vitin 2015 jam kyc ne programin WfWI, isha 35 vjecare. Trajnimet e programit më kane ndihmu shume, në të njëjtën kohë kam pas fatin me ndjek edhe trajnimin per zhvillim te karrierës, ne kuadëer te këtij programi. Para se me kry programin e kam themelu shoqatën, për konzervim te pemëeve dhe perimeve. Motivimi me erdhi nga organizata WfWI, si dhe kam pas përkrahje dhe asistencë prej tyre. Po ashtu kam pas përkrahje edhe nga Ministria e Bujqësisë”.

Fillimisht Valbona e themeloi shoqatën me 5 anëtare, por duke pas sukses ne gjetjen e tregut per shitjen e produkteve për pemë dhe perime të konservume, së shpejti u rrit edhe interesimi per anëtarësim dhe numri I anëtareve u rrit në 20. Gjatë periudhës 2015-2017 ajo fitoi tri donacione me paisje për pune nga Komuna e Vitisë, nga projekti Fondacioni Kosovë – Luxemburg dhe nga Ambasada Gjermane. Këto donacione ndihmuan të gjitha gratë anëtare të shoqates që te kenë sukses në punë dhe në shitje të produkteve, duke marrë pjese edhe në panaire të ndryshme në Ferizaj, Viti dhe Prishtinë.

Në vitin 2017 Valbona e hap edhe biznesin me të njejtin emër, “Hotikultura”. Biznesi ju mundëson edhe shitjen e produkteve në qendra tregtare.

‘Sa ma shumë të punoni, ma shumë do të arrini. Poashtu përkrahja e burrit/familjes është e domosdoshme. Vetëm me punë mundesh me kriju rrjet dhe me zgjeru veprimtarinë”, ishte mesazhi i Valbonës për të gjitha gratë.