KW4W

Vlerësimi Përfundimtar për Kualifikimin “Rrobaqepës – Niveli III” për Grupin e 5-të

Vlerësimi Përfundimtar për Kualifikimin “Rrobaqepës – Niveli III”
Më 29 dhe 30 gusht 2024, në Qendrën e Trajnimit & Burimeve, u mbajt vlerësimi përfundimtar teorik dhe praktik për kandidatët e grupit të 5-të që ndoqën trajnimin për Rrobaqepësi – Niveli III, i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.
Ky aktivitet, i realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i Mundësive të Vetëpunësimit dhe Punësimit – I SEE-2”, i financuar dhe mbështetur nga Austrian Development Agency, ishte i udhëhequr nga Z. Naim Hoxha, Kryetar i Komisionit, Zyrafete Shala dhe Endritë Hoxha, Anëtarë të Komisionit, si dhe Lirije Haliti, Monitoruese.
Jemi shumë të lumtur për angazhimin dhe përkushtimin e pjesëmarrësve tona të mrekullueshme dhe presim me padurim të shohim arritjet e tyre në të ardhmen.
Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi me Kosova – Women 4 Women.