KW4W

Eksperiencë praktike në Bylmeti – Fuqizimi i grave në agrobiznes

Sot në kuadër të trajnimit “Përpunimi i ushqimit” vizituam qumështoren Bylmeti. Pjesëmarrëset patën mundësinë të shohin nga afër procesin e përpunimit të qumështit, funksionimin e makinerive prodhuese dhe përpunuese si dhe të informohen mbi ecurinë e procesit në nivel kompanie. Kjo vizitë u mirëprit me shumë entuziazëm, duke i dhënë

Përvoja e duarve të arta: Përpunimi i produkteve të qumështit në trajnim

Në kuadër të trajnimit “Përpunimi i ushqimit” realizuam me sukses pjesën praktike së bashku me pjesëmarrëset tona të vyera. Aktiviteti i ditës së sotme ishte përpunimi i produkteve të qumështit, djathi dhe gjiza tradicionale. Ky projekt mbështetet nga Austrian Development Agency.

Fillon trajnimi “Njohuritë Kompjuterike” për gratë dhe vajzat e KW4W

Nga e hëna, 15 shtator, ka filluar trajnimi “Njohuritë Kompjuterike” në Cactus Education, për gratë dhe vajzat që kanë përfunduar programin për fuqizim social dhe ekonomik në Kosova Women 4 Women. Ky trajnim ka për qëllim t’i ndihmojë pjesëmarrëset të fitojnë njohuri praktike dhe aftësi të reja në përdorimin e

Trajnim 3-ditor për Agjentët e Ndryshimit 💼✨

Në Kosova Women 4 Women po zhvillohet trajnimi 3-ditor për Aftësi të Buta me Agjentët e Ndryshimit. Ky trajnim ndihmon Agjentët e Ndryshimit të përmirësojnë komunikimin, mendimin kritik dhe menaxhimin e emocioneve, duke i bërë më efektive në komunitetet e tyre.Trajnimi fokusohet te intervista pune, shkrimi i letrës motivuese dhe

Përfitueset e granteve Start-up fuqizohen përmes rrjetëzimit profesional

Në Inkubatorin e Biznesit të Organizatës u zhvillua trajnimi “Rrjetëzimi” me përfitueset e programeve Start-up. Ky trajnim kishte për qëllim ndarjen e praktikave më të mira të bashkëpunimit dhe qasjes në biznes. Sesioni u udhëhoq nga znj. Sytrime Dervisholli dhe nga pjesëmarrëset u vlerësua si një trajnim mjaft i rëndësishëm

Storie suksesi!

Rita Gashi nga fshati Kishnicë në komunën e Graçanicës është një shembull i fuqishëm i një gruaje që ka ndërtuar një rrugë suksesi përmes përpunimit të perimeve dhe prodhimeve të tjera bujqësore. Me punë të palodhshme dhe përkushtim të vazhdueshëm, ajo ka krijuar një biznes që kontribuon në të ardhurat

Nga teoria në praktikë: Turshi tradicionale nga duart e pjesëmarrëseve 🥕🥦

Në kuadër të trajnimit “Përpunimi i ushqimit” realizuam me sukses pjesën praktike së bashku me pjesëmarrëset tona të vyera. Aktiviteti i ditës së sotme ishte përpunimi i perimeve – turshitë tradicionale. Pjesëmarrëset u shprehën jashtëzakonisht të kënaqura me përvojën praktike dhe mundësinë për të mësuar aftësi të reja të dobishme

Gratë e Graçanicës në panair: Traditë, biznes dhe bashkëpunim 🌸

Ne kuadёr tё projektit IWKA, shoqata e grave “Zlatne Ruke” nga Graçanica këtë vit mori pjesë në panairin e dytë të organizuar nga Komuna e Graçanicës. Panairi u shfrytëzua si një mundësi për promovimin e aktiviteteve, produkteve dhe objektivave tё shoqatёs si dhe për rrjetëzim me partnerë dhe vizitorë. Me

Gjylferie Hoxha – Shembull i fuqizimit ekonomik të grave në agrobiznes

Gjylferie Hoxha nga fshati Pleshinë e Ferizajit është dëshmi e qartë se kur dashuria për tokën kombinohet me përkushtim dhe mbështetje të duhur, rezultatet nuk mungojnë. Ajo ka ndërtuar një aktivitet të qëndrueshëm në perimtari, duke u bërë burim frymëzimi për gra të tjera në komunitetin e saj. "Që në

LOAD MORE