Po ndodh tani: Gratë si Agjente të Ndryshimit
Sot ka filluar punëtoria 5-ditore për avokim me gratë nga fshatrat Bradash dhe Revuq të Podujevës, dhe fshatit Brod në komunën e Shtërpcës.
Nën facilitimin e Erza Kurtit, gratë do të mësojnë të identifikojnë probleme me të cilat sfidohen gratë në komunat e tyre dhe të përpilojnë plane të avokimit për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Gratë janë agjente të rëndësishme të ndryshimeve në shoqërinë tonë – kur fuqizohen ato që të merren me çështje në mënyrë direkte, fuqizohet i tërë komuniteti.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Së Bashku Ndërtojmë Reziliencën”, të financuar nga UN Trust Fund to End Violence against Women (UN Trust Fund).
UN Trust Fund është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve, i dedikuar ekskluzivisht për adresimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar. Deri më sot, UN Trust Fund ka mbështetur 646 iniciativa në 140 vende dhe territore.
.