KW4W

Informim dhe Ndërgjegjësim për të Drejtat e Grave – Aktivitet i USAID në Gjilan

Sesion Informues ne Komunën e Gjilanit për Qasjen e Grave në Pronë dhe Trashëgimi!
Aktiviteti i USAID Qeverisja e Pronës organizoi sesion informues ne Komunën e Gjilanit, për informimin dhe ndërgjegjësimin mbi të drejtat pronësore dhe trashëgiminë e grave. U diskutuan sfidat me të cilat përballen gratë në Kosovë për të fituar këto të drejta dhe rëndësinë e informimit për t’i mbrojtur ato. Pronësia dhe trashëgimia janë çështje themelore për barazinë dhe fuqizimin e grave ku pjesëmarrëset patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth rëndësisë së këtyre të drejtave dhe mënyrave për të avokuar për to. Në këtë aktivitet morën pjesë Znj. Leonora Morina Bunjaku, Nënkryetarje e Komunës së Gjilanit, Znj. Lindita Salihu, Zyrtare për Barazi Gjinore dhe gra aktiviste te Komunës.
Kosova – Women 4 Women është organizatë partnere e Aktivitetit të USAID Qeverisja e Pronës!