KW4W

25 Vite Shpresë, Qëndresë dhe Fuqizim – K-W4W Shënon Një Çerek Shekulli Ndikimi

NJË TRASHËGIMI E NDRYSHIMIT: 25 vite duke fuqizuar gratë e Kosovës
Kosova Women 4 Women (K-W4W) ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat kryesore të fuqizimit social dhe ekonomik të grave në Kosovë. Për një çerek shekulli, kemi punuar pa u lodhur për të mbështetur gratë në ndërtimin e jetës së tyre, duke i pajisur ato me aftësitë, njohuritë dhe vetëbesimin që u nevojiten për të qenë lidere të jetës dhe komuniteteve të tyre.
Në eventin tonë të veçantë për 25-vjetorin e K-W4W, festuam jo vetëm rrugëtimin tonë, por edhe arritjet e 127 grave që përfunduan me sukses programin tonë për fuqizim social dhe ekonomik. Certifikatat që ndamë janë një simbol i angazhimit tonë dhe përpjekjeve të tyre të palodhshme.
Ky event u bë edhe më i veçantë me mesazhin mbështetjes nga Deputy Vice President of Global Programs, znj. Debra Bowers, e cila ndau historinë e rrugëtimit të Women for Women që nga viti 1999 dhe rëndësinë e këtij misioni për fuqizimin e grave në Kosovë.
Në këtë event na nderuan me praninë e tyre përfaqësues të shumtë, përfshirë: donatore, organizata qeveritare dhe joqeveritare nderkombetare, institucionet e Kosoves si dhe organizatat tona partnere.
K-W4W nuk është thjesht një organizatë – është një simbol i shpresës dhe ndryshimit. Për 25 vite, ne kemi ndikuar drejtpërdrejt në jetën e grave dhe kemi ndërtuar ura për të ardhme më të ndritur për të gjithë.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Mbështetja e Fuqizimit të Gra