Me sukses është përfunduar kursi bazik i kompjuterave, ku 10 pjesëmarrëse janë pajisur me njohuri praktike në përdorimin e kompjuterit dhe pakos Microsoft Office (Word, Excel, Outlook & Internet). Trajnimi ka mbuluar bazat e kompjuterit, punën me dokumente dhe spreadsheets, si dhe përdorimin e sigurt të internetit. Pjesëmarrëset e kanë vlerësuar trajnimin si shumë të dobishëm dhe të nevojshëm. Projekti ‘Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit – ISEE 2’ realizohet me mbështetjen e Austrian Development Agency.