Dje u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për përfituesit e trajnimit “Si të filloni dhe menaxhoni një Agrobiznes me Praktika të Gjelbra”.
Gjatë ceremonisë u vlerësua përkushtimi i pjesëmarrësve, të cilët përgjatë trajnimit fituan njohuri praktike dhe aftësi të reja profesionale në sektorin e agrobiznesit.
U theksua gjithashtu rëndësia e vazhdimit të mbështetjes për fuqizimin ekonomik të grave dhe të rinjve, si dhe ndikimi pozitiv që këto programe kanë në punësim dhe zhvillimin e komuniteteve lokale.
Ky trajnim i dedikohet individëve të papunë nga grupe të cënueshme – gra, të rinj, anëtarë të komuniteteve, banorë të zonave rurale dhe të rikthyer nga shtetet perëndimore – të cilët synojnë të fillojnë një agrobiznes.
Ky aktivitet u organizua nga Kosova – Women 4 Women (KW4W), në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, dhe me mbështetje nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) përmes GIZ Kosovo.