Historia frymëzuese e Igballe Esatit nga fshati Pojatë tregon se si pasioni dhe puna e palodhur mund të krijojnë mundësi të reja dhe të ndryshojnë jetën. Ajo ka filluar biznesin e saj me vetëm një lopë në vitin 2017, por sot fal përkrahjes nga projekti ajo ka arritur të rrisë numrin e lopëve në 11. Kjo është më shumë se një arritje, është një shembull i forcës dhe vendosmërisë për t’i dhënë një të ardhme më të mirë familjes dhe fshatit të saj.
“Në fillim, kam pasur vetëm një lopë, po isha e vendosur qe dua të kem më shumë. Tani kam 11 lopë, mund të siguroj të ardhura për familjen time dhe të mbuloj të gjitha shpenzimet e shtëpisë. Kjo punë më ka bërë krenare, sepse më ka mësuar se përkushtimi dhe besimi në vetvete mund të sjellin ndryshime të mëdha. Kur e ke përkushtimin as përkrahja nuk mungon”.
Igballja ka ushqyer pasionin e saj për blegtorinë me vendosmëri dhe guxim të jashtëzakonshëm. Puna e saj e palodhshme dhe dëshira për përparim e kanë shtyrë të ofrojë më të mirën në sektorin e blegtorisë.
Çfarë do të thotë kjo për Igballen?

Një motiv i madh për zgjerimin e biznesit. Ajo e ka nisur me një hap të vogël, por tani është më e sigurt dhe më e motivuar se kurrë më parë për të rritur numrin e lopëve dhe për të rritur biznesin.

Mbështetje e plotë për familjen. Ajo mund të sigurojë të ardhura të qëndrueshme për familjen e saj dhe ta mbështesë ata për një jetë më të sigurt dhe të lumtur.

Një pasion i paepur për të arritur më shumë. Igballja ka krijuar një histori të suksesshme, por ajo e di se ka ende shumë hapësirë për rritje dhe zhvillim.
Igballja është një shembull i jashtëzakonshëm i asaj që mund të arrihet kur pasioni dhe përkushtimi shndërrohen në sukses. Ajo ka treguar se çdo hap i vogël mund të çojë në arritje të mëdha, dhe ky është një mesazh që duhet të frymëzojë të gjithë ata që kanë ëndrra dhe dëshirë për të ecur përpara.
Projekti IWKA “Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosoves” financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).