Nga data 14 deri më 18 prill po mbahet Start-up Week për gratë e diplomuara nga programi i KW4W. Drejtorja Iliriana Gashi e hapi javën me fjalë frymëzuese, të cilave iu bashkuan edhe trajnerët tanë të përkushtuar që do t’i mbështesin këto gra në rrugëtimin e tyre socio-ekonomik.
30 gra të mrekullueshme nga Komunat: Prishtinë, Gjilan,Mitrovicë, Podujevë, Malishevë, Vushtrri dhe Drenas do të fitojnë aftësitë dhe besimin për t’i kthyer në realitet idetë e tyre të biznesit. Ne jemi gjithashtu mirënjohës për mbështetjen e 8 burrave që po ndjekin start-up week së bashku me bashkëshortet e tyre. Së bashku, ne po ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme përmes fuqizimit dhe qëllimeve të përbashkëta!