KW4W

ALBANA MALSIU, GRUA E DIPLOMUAR NË PROGRAMIN E WFW KANDIDATE PËR ASAMBLENË KOMUNALE TË KAÇANIKUT

Albana Malsiu, e cila ka përfunduar programin Women for Women International, tani KW4W,në vitin 2014, është një tjetër storie sukesi duke qenë se ajo është ndër gratë e pakta në komunën e Kaçanikut të cilat kanë kandiduar në zgjedhjet lokale 2017. Albana kur fletë mbi atë se çka e shtyri të kandidojë për asambleiste e përmend faktin se të qenit përfituese e trajnimeve të ofruara nga Women for Women International, ka qenë një nga referencat kryesore të cilat e kanë shtyerë atë të mendojë përtej idesë se ajo duhet të jetë vetëm amvise. Ajo tregon se falë trajnimeve për të cilat edhe është qertifikuar t’i realizojë shumë ide dhe të punojë për përmirësimin e pozitës së saj sociale si grua. Albana tregon se ajo sot vijon studimet në Administratë Publike me një sukses të dukshëm, fakt ky që ka ndikuar që ajo të provojë t’iu japë zë ideve të saj përmes kandidimit në zgjedhjet komunale 2017. “Problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e komunës së Kaçanikut, mungesa e ofrimit të shërbimeve publike në mënyrë efikase dhe nevoja që në Asamble të ketë gra të cilat do t’i përfaqësonin më mirë interesat e grave më kanë motivuar që të kandidojë për asamble” tregon Malsiu. “Si shembull, ne gratë në komunën e Kaçanikut, përballemi me probleme esenciale, siç është mungesa e një gjinekologu/eje e cila për vite na ka shkaktuar komplikime dhe probleme të shumta jo vetëm mua por të gjitha grave të komunitetit”

Megjithatë siç thotë Albana “fakti që për 5 vota të mos ia dal të hyjë në asamble më ka motivuar që ende të punojë për avancimin e të drejtave të grave në format dhe metodat të cilat mundem duke qenë se synojë të vazhdojë me studime dhe të punësohem dhe të kontribuojë në arritjen e qëllimeve të cilat ia kam vënë vetës”.