KW4W

ARTA RUDAKU – STORIE SUKSESI

22 Qershor 2020: Arta Rudaku është artiste e diplomuar në degën Art Konceptual dhe Media të Reja, si dhe njëkohësisht themeluese e brendit Achaos. ACHAOS është një brend i ri i cili përqafon artin, individualitetin dhe vetbesimin kështu duke sjellur një përfaqësim artistik të personalitetit tuaj të cilin mund ta mbani me vete kudo.

Produktet e tyre si çanta,kuleta apo edhe aksesorët e tjerë janë të krijuara me dorë nga lekura ‘‘Vegetable‘‘ me një kualitet të lartë të cilat shprehin detajet e veçanta dhe krijimet shumëngjyrëshe të dëshirave personale dhe kreative të artdashësve tanë.

Arta përmes projektit “Women” ka arritur që të ngrisë kapacitetet e saj në menaxhim biznesi me anë të trajnimeve dhe konsulencave të ofruara, si dhe të rrisë biznesin e saj me grantin Start-Up.