KW4W

BLETA JUSUFI – STORIE SUKSESI

27 Gusht 2020: Bleta Jusufi e lindur në Gjakovë. Ka studiuar Përkujdesje dhe Mirëqenie e fëmijëve, ndërsa studimet Master është duke i ndjekur në Politikat Sociale dhe Mirëqenie e fëmijëve. Bleta përmes trajnimeve të ndryshme që i ka ndjekur dhe nga përvoja menaxheriale si edukatore dhe

mbi te gjitha dashuria dhe përkushtimi me te cilin e bën punën me fëmijët e ka shtyrë të hapë kopshtin ‘BLETA’ që tani e menaxhon në qytetin e Gjakovës.

Me grantin Start-Up përmes projektit “Mundësitë e grave në treg, ekonomi dhe rrjetëzim” WOMEN i cili implementohet nga Kosova – Women 4 Women ndërsa financohet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosovo Bleta arriti që ta zgjerojë biznesin e saj dhe e motivoj atë që të punoj më shumë si një grua e suksesshme ndërmarrëse.