KW4W

Ceremonia e diplomimit për gratë në fshatin Shalë në komunën e Lipjanit

Javën që lëmë pas u mbajt ceremonia e diplomimit për gratë në fshatin Shalë në komunën e Lipjanit ku 28 gra përfunduan programin dhjetëmujor në aftësim jetësor (fuqizim social) dhe aftësim profesional për “Horitkulturë”.
Trajnere për modulin e fuqizimit social ishte Gjylere Morina, ndërsa për modulin profesional ishte Musli Musliu.
Ky trajnim u zhvillua në kuadër të projektit “Together Building Resilience” i financuar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës kundër grave (UN Trust Fund). Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave (UN Trust Fund) është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve i dedikuar ekskluzivisht për të adresuar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar.