KW4W

DITA NDËRKOMBËTARE E PUNËS SOCIALE

Me 19 Mars 2019, është shënuar dita ndërkombëtare e punës sociale. Në shenim të kësaj dite drejtorja e KW4W – Iliriana Gashi ka prezentuar para studentëve të Departamentit të Punës Sociale (në kuadër të Fakultetit Filozofik, Universiteti i Prishtinës) punën e organizatës sonë dhe mundësitë për punë vullnetare për studentët e këtij Departamenti. Falemnderojmë Rita Selimin për këtë ndërlidhje dhe profesoreshën Njomza Llullaku për interesimin në këtë bashkëpunim që do të konkretizohet së shpejti në një Memorandum Mirëkuptimi me këtë Departament.