KW4W

DRITA MALA – STORIE SUKSESI

15 Korrik 2020: Jam Drita Mala e lindur ne Tërnac. Jetoj me një fshat të Skenderajit isha amvise dhe kisha problem me shkrim e lexim kur fillova trajnimet tek organizata Kosova Women 4 Women. Pas përfundimit të trajnimit filluam me një inciativë- shoqatë e cila quhet “Jeta” në të cilën u zgjodha kryetare. Fal punës, pëkushtimit une vendosa të filloj një biznes dhe aplikova në grantin start – up të Kosova Women 4 Women ku fitova 10 kosherë bletë dhe mjete tjera të cilat nevojiten për të punuar me bletë. Une sot e kam një biznes stabil i cili quhet Bletaria “LEA”, andaj inkurajoj cdo grua që të angazhohet dhe mos të ndalet për ti realizuar endërrat dhe qëllimet në jetë.
Drita është përfituese e grantit Start-Up përmes projektit “Mundësitë e grave në treg, ekonomi dhe rrjetëzim” WOMEN i cili implementohet nga Kosova – Women 4 Women ndërsa financohet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosovo.