
Gjatë këtyre javëve, studentët patën mundësinë që ta ndjekin punën e organizatës tonë nga afër dhe të kontribuojnë në mbledhjen e të dhënave, si dhe në aktivitete të tjera në kuadër të Programit për Fuqizim Social. Studentët udhëtuan në regjionet rurale të Podujevës, Lipjanit, Ferizajt, Drenasit, Skënderajt dhe Gjilanit.
Falënderojmë Departamentin e Psikologjisë për bashkëpunimin dhe përshëndesim përzemërsisht studentët që kanë qenë me ne gjatë këtyre ditëve!
