Kalo te përmbajtja
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN
Lajme06.02.2023

Javën që shkoi, 18 studentë nga Departamenti i Psikologjisë, UP, përfunduan praktikën 6-javore në Kosova - Women 4 Women

Javën që shkoi, 18 studentë nga Departamenti i Psikologjisë, UP, përfunduan praktikën 6-javore në Kosova - Women 4 Women. Arritjet teorike që janë thelbësore për studentët, gjatë kësaj kohe u përkthyen në punë praktike dhe studentët patën mundësinë ta shohin punën në terren për së afërmi dhe të marrin përvoja të reja në fushën dhe profesionin e tyre.

Javën që shkoi, 18 studentë nga Departamenti i Psikologjisë, UP, përfunduan praktikën 6-javore në Kosova - Women 4 Women

Gjatë këtyre javëve, studentët patën mundësinë që ta ndjekin punën e organizatës tonë nga afër dhe të kontribuojnë në mbledhjen e të dhënave, si dhe në aktivitete të tjera në kuadër të Programit për Fuqizim Social. Studentët udhëtuan në regjionet rurale të Podujevës, Lipjanit, Ferizajt, Drenasit, Skënderajt dhe Gjilanit.

Falënderojmë Departamentin e Psikologjisë për bashkëpunimin dhe përshëndesim përzemërsisht studentët që kanë qenë me ne gjatë këtyre ditëve!

Publikuar 06.02.2023 · përditësuar 02.2023