Skip to content
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN

This page is available in Albanian only. The text below is in Albanian.

News21.03.2023

Në kuadër të projektit “IWKA - Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës” u nënshkruan kontratat me përfitueset e granitit për bujqësi në Komunën e Prishtinës, Ferizajit, Junikut dhe Graçanicës

Në kuadër të projektit “IWKA - Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës” u nënshkruan kontratat me përfitueset e granitit për bujqësi në Komunën e Prishtinës, Ferizajit, Junikut dhe Graçanicës. Në këtë fazë numri i përfitueseve është 49.

Në kuadër të projektit “IWKA - Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës” u nënshkruan kontratat me përfitueset e granitit për bujqësi në Komunën e Prishtinës, Ferizajit, Junikut dhe Graçanicës

Fuqizimi ekonomik i grave do ju ndihmojë në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në përgjithësi në përmirësimin e cilësisë së jetës së grave dhe familjeve të tyre.

Fuqizimi ekonomik i grave është procesi i përmirësimit të pozitës ekonomike të grave në shoqëri. Kjo përfshin rritjen e aksesit të grave në burime financiare, mundësi për punësim dhe rritjen e të ardhurave, si dhe rritjen e aftësive të tyre në menaxhimin e financave dhe në marrjen e vendimeve të ndërgjegjshme të biznesit.

Projekti IWKA - Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës - Përmirësimi i statusit ekonomik dhe social të grave në Kosovë duke mbështetur agrobiznesin e udhëhequr nga gratë, synon fuqizimin e grave në rrezik të varfërisë dhe të grave të kthyera përmes përvetësimit të aftësive bujqësore, në komunën e Prishtinës, Graçanicës, Ferizajit dhe Junikut. Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRPK).

Suksese te gjithave!

#fuqizimiekonomik

#strongwomen

#zhvillimekonomik

Published 21.03.2023 · updated 03.2023