
Fuqizimi ekonomik i grave do ju ndihmojë në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në përgjithësi në përmirësimin e cilësisë së jetës së grave dhe familjeve të tyre.
Fuqizimi ekonomik i grave është procesi i përmirësimit të pozitës ekonomike të grave në shoqëri. Kjo përfshin rritjen e aksesit të grave në burime financiare, mundësi për punësim dhe rritjen e të ardhurave, si dhe rritjen e aftësive të tyre në menaxhimin e financave dhe në marrjen e vendimeve të ndërgjegjshme të biznesit.
Projekti IWKA - Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës - Përmirësimi i statusit ekonomik dhe social të grave në Kosovë duke mbështetur agrobiznesin e udhëhequr nga gratë, synon fuqizimin e grave në rrezik të varfërisë dhe të grave të kthyera përmes përvetësimit të aftësive bujqësore, në komunën e Prishtinës, Graçanicës, Ferizajit dhe Junikut. Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRPK).
Suksese te gjithave!
