Skip to content
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN

This page is available in Albanian only. The text below is in Albanian.

Success story · August 2020

BURBUQE JEMINI POZHEGU - STORIE SUKSESI

26 Qershor 2020: Burbuqe Jemini Pozhegu është pronare e kompanisë “Roze Event”, e cila merret me organizimin e eventeve të ndryshme. Ajo vjen me një përvojë shumëvjeçare në fushën e gastronomisë dhe hotelerisë, gjë të cilën e ka trashëguar nga familja, e cila njihet edhe jashtë vendit për sukseset në këtë lëmi.

BURBUQE JEMINI POZHEGU PRONARE E KOMPANISË “ROZE EVENT”

"Roze Event" që nga tetori i vitit të kaluar është zgjeruar dhe e ka shtuar shërbimin e ushqimeve të ndryshme në evente apo organizime, duke filluar nga tradicionalet e deri tek ushqimet më moderne, të kërkuara në evente të ndryshme. E gjithë kjo është bërë më ndihmën e donacionit të ofruar nga organizata gjermane GIZ Kosovo në bashkëpunim me organizatën joqeveritare Kosova - Women 4 Women

Me zgjerimin e biznesit, falë këtij donacioni janë punësuar edhe dy punëtore si dhe kompania është pajisur me mjete të duhura për punë.

Burbuqe Jemini Pozhegu ka studiuar për marrëdhënie me publikun dhe gazetari.

Published 14.08.2020 · updated 09.2026
BURBUQE JEMINI POZHEGU - STORIE SUKSESI — KW4W