Skip to content
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN

This page is available in Albanian only. The text below is in Albanian.

Success story · July 2023

STORIE SUKSESI: Habibe Jashari

𝐄𝐍𝐆𝐋𝐈𝐒𝐇 𝐁𝐄𝐋𝐎𝐖:STORIE SUKSESI: Habibe Jashari

Habibe Jashari

Një grua e vendosur me një vizion të qartë dhe vullnet të patundur, Habibe Jashari nga fshati Oshlan në komunën e Vushtrrisë, ka shëndrruar ëndrrën e saj në një histori të mrekullueshme suksesi. Habibja u bë pjesë e organizatës KW4W në mars të vitit 2021 ku me rekomandimin e shoqës së saj Sabiles nisi programin dhjetë mujor për hortikulturë. Kjo zgjedhje e bëri të përqëndrohet në pasionin e saj për bimët dhe blegtorinë dhe i ndihmoi të zhvillojë dhe zgjeroj njohuritë e saj gjithashtu i ndihmoj për të zbuluar mënyra inovative për të trajtuar pemët dhe perimet. Me diplomën e saj të merituar, ajo fitoi një rrethoje për përdorimin e teknikave të hortikulturës në kultivimin e pemëve, duke treguar se puna dhe përkushtimi japin fryte të ëmbla.

KW4W ka qenë mbështetja e saj kryesore, duke e ndihmuar që të bëjë hapat e parë drejt hapjes së biznesit të saj të ëndrrave dhe duke e fuqizuar të marr vendime për veten dhe të ardhmen e saj. Ndihma dhe mbështetja nga KW4W ishte vetëm një prej burimeve që ndihmuan Habiben të rriste idene e saj per biznes. Ajo arriti të fitonte fonde shtesë nga organizata të tjera, dhe kjo e mundësoi që të fillojë një biznes familljar për perpunimin e frutave dhe perimeve. Këtë biznes e quajti "Leni Fresh". Në fillim, kjo ndërmarrje e re solli disa sfida dhe stres, por Habibja kishte një aftësi të rrallë për të mbajtur veten në fokus dhe për të mos dorëzuar në asnjë rrethanë. Kjo karakteristikë e fuqishme u forcua edhe përmes këshillave dhe mësimeve të çmuara të marra nga trajneret e programit të KW4W , të cilat i ndihmuan të gjejë vetëbesimin për të vazhduar.

Përpjekjet dhe angazhimi i saj u shpërblyen me sukses. Pas disa përpjekjesh dhe me prodhimin e produkteve të mira, "Leni Fresh" ngriti shkallët e suksesit. Në një moment të papritur, ajo mori një mundësi të shkëlqyer për t'u zhvilluar më tej. Ajo nënshkroi një kontratë me kompaninë e njohur, "Gratë e Krushës", për të importuar produktet e saj. Ndërsa kjo kishte tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, ajo u ndje e kënaqur dhe e krenarë me arritjen e vet.
Duke iu kthyer prapa përvojës së saj të jashtëzakonshme, Habibja tregoi se me vendosmëri dhe besim, nuk ka asgjë që nuk mund të arrihet. Ajo inkurajoi të gjitha gratë të provojnë veten dhe të shprehin aftësitë e tyre në botën e biznesit, duke ndeshur sfida dhe vështirësi me vendosmëri dhe guxim.
Habibe Jashari është një shembull frymëzues për të gjithë ata që synojnë të ndryshojnë jetën e tyre dhe të krijojnë diçka të jashtëzakonshme. Përmes besimit në vetvete dhe ndihmës së miqve dhe familjes, ajo shndërroi një ëndërr në realitet, duke i dhënë jetë binzesit "Leni Fresh" dhe duke bërë një ndikim të madh në komunitetin e saj. Tani, ajo vazhdon të nxisë gra të tjera të ndjekin gjurmët e saj dhe të arrin suksesin në të gjitha sferat e jetës.
_____________________________________________________________

SUCCESS STORY: Habibe Jashari

A determined woman with a clear vision and unwavering will, Habibe Jashari from the village of Oshlan in the municipality of Vushtrri, has turned her dream into a wonderful success story. Habibja became part of the KW4W organization in March 2021 where, with the recommendation of her friend Sabiles, she started the ten-month horticulture program. This choice made her focus on her passion for plants and livestock and helped her develop and expand her knowledge as well as help her to discover innovative ways to treat trees and vegetables. With her well-deserved degree, she gained an endorsement for using horticultural techniques in tree cultivation, showing that hard work and dedication pay off sweetly.

KW4W has been her main support, helping her take the first steps towards opening her dream business and empowering her to make decisions about herself and her future. The help and support from KW4W was just one of the resources that helped Habibe grow her business idea. She managed to obtain additional funding from other organizations, and this enabled her to start a family business for processing fruits and vegetables. He called this business "Leni Fresh". At first, this new venture brought some challenges and stress, but Habibja had a rare ability to keep herself focused and not give up under any circumstances. This strong characteristic was also strengthened through the valuable advice and lessons received from the coaches of the KW4W program, which helped her find the confidence to continue.

Her efforts and commitment were rewarded with success. After several attempts and with the production of good products, "Leni Fresh" raised the scale of success. At an unexpected moment, she got a great opportunity to develop further. She signed a contract with the well-known company, "Grata e Krusha", to import her products. While this had attracted the attention of many people, she felt satisfied and proud of her achievement.
Looking back on her extraordinary experience, Habibja showed that with determination and faith, there is nothing that cannot be achieved. She encouraged all women to prove themselves and express their abilities in the business world, facing challenges and difficulties with determination and courage.
Habibe Jashari is an inspiring example for all those who aim to change their lives and create something extraordinary. Through self-belief and the help of friends and family, she turned a dream into reality, bringing the Leni Fresh brand to life and making a huge impact in her community. Now, she continues to inspire other women to follow in her footsteps and achieve success in all walks of life.

Published 19.07.2023 · updated 09.2026
STORIE SUKSESI: Habibe Jashari — KW4W