KW4W

ERGYLE GJURCJIALO – STORIE SUKSESI

20 Korrik 2020: Ergyle Gjurcjialo ka lindur në Prizren në një familje atdhedashëse. Shkollën fillore, të mesme si dhe shkollën e lartë pedagogjike e ka përfunduar në Prizren.
Sitatuat e viteve të `90 -ta e bënë zonjën Ergyle që të punoj bashkë me bashkëshortin Naciun në punën e Plisit të cilën e kanë trashëguar nga stërgjyshërit e tij. Puna dhe ekonomia familjare është një shtytje edhe më e madhe për të filluar prodhimin e plisit edhe rreth Kosovës. Që për shumë vite e mbajti gjallë ekonominë familjare jo vetëm famijes Gjyrgjialo por edhe e mbajti gjallë PLISIN që është pjesë e pa ndashme e kombit tonë.
Edhe sot e kësaj dite Ergylja bashkë me familjen e saj vazhdojnë punën e palodhshme me lesh. Idea inovative ka rrjedhur përsëri nga prerja e Plisit dhe dhënia e formës për të krijuar së pari aksesorë të ndryshëm për vajza. Më pas edhe qanta me punim me gjilpërë speciale duke i dhënë bukuri dhe duke krijuar dizajne të ndryshme me motive të llojllojshme.
Falenderim i veçantë shkon për Organizatën Kosova Women 4 Women që kanë qenë të vetmit mbështetës deri më tani për këtë inovacion. Koha e pandemisë na bëri që punët mos të ndalim por të përgaditemi edhe më fuqishem për plansim në tregun vendor pse jo edhe ndërkombëtar.

Ergyle është përfituese e grantit Start-Up përmes projektit “Mundësitë e grave në treg, ekonomi dhe rrjetëzim” WOMEN i cili implementohet nga Kosova – Women 4 Women ndërsa financohet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosovo.