KW4W

Faza e dytë e projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit”

Kemi knaqësinë të lansojmë fazën e dytë të projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit”, që synon fuqizimin e grave të cilave iu mungojnë mundësitë në tregun e punës. Kjo nismë do të ofrojë trajnime dhe mundësi për të ndihmuar gratë të zhvillojnë aftësi të reja, të fillojnë biznese ose të gjejnë një punë të qëndrueshme. Ne besojmë se çdo grua meriton mundësinë për të krijuar një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen e saj.
Shprehim një falënderim të veçantë për folësit tanë që n’a nderuan me praninë e tyre dhe ndanë fjalët e tyre frymëzuese të mbështetjes. I jemi mirënjohës znj. 𝐒𝐚𝐧𝐝𝐫𝐚 𝐇𝐨𝐫𝐢𝐧𝐚 – Drejtore e ADA Austrian Development Agency, për angazhimin e saj të palëkundur në mbështetjen e nismave që fuqizojnë gratë në komunitetin tonë. I jemi mirënjohës edhe z. 𝐃𝐢𝐚𝐦𝐚𝐧𝐭 𝐁𝐲𝐭𝐲𝐪𝐢, nënkryetar i Komunës së Lipjanit, për fjalët inkurajuese dhe përkrahëse për projektin tonë. Dhe së fundi, dëshirojmë të shprehim falënderimet tona të përzemërta për znj. 𝐍𝐚𝐢𝐦𝐞 𝐓𝐚𝐟𝐚, grantiste e fazës së parë të projektit, për tregimin e saj të fuqishëm të transformimit dhe ndikimin që ky projekt ka pasur në jetën e saj.
Bashkohuni me ne në mbështetjen e këtij projekti jetik dhe le të ndihmojmë të ndikojmë pozitivisht në komunitetin tonë. Së bashku, ne mund të fuqizojmë gratë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme për të gjithë.