KW4W

Fillon trajnimi “Njohuritë Kompjuterike” për gratë dhe vajzat e KW4W

Nga e hëna, 15 shtator, ka filluar trajnimi “Njohuritë Kompjuterike” në Cactus Education, për gratë dhe vajzat që kanë përfunduar programin për fuqizim social dhe ekonomik në Kosova Women 4 Women.
Ky trajnim ka për qëllim t’i ndihmojë pjesëmarrëset të fitojnë njohuri praktike dhe aftësi të reja në përdorimin e kompjuterit dhe programeve bazike, duke rritur mundësitë e tyre për punësim dhe zhvillim profesional. Trajnimi realizohet në kuadër të projektit Fuqizimi Social dhe Ekonomik për Gratë në Kosovë, i cili financohet nga Cartier Philanthropy, dhe do të vazhdojë deri më 17 tetor 2025.