KW4W

Gratë që Ndërtojnë të Ardhmen: Java e Startup-eve në kuadër të projektit “Së Bashku Ndërtojmë Reziliencën”

𝐒𝐭𝐚𝐫𝐭𝐮𝐩 𝐖𝐞𝐞𝐤 𝐩𝐞̈𝐫 𝐆𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐏𝐞̈𝐫𝐟𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐭 “𝐒𝐞̈ 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐑𝐞𝐳𝐢𝐥𝐢𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐧”
Këtë të hënë, ka filluar Startup Week për gratë përfituese të projektit “Së Bashku Ndërtojmë Reziliencën”. Java filloi me fjalët hapëse nga Drejtorja e Kosova – Women 4 Women, Iliriana Gashi, së bashku me trajnerët tona të dedikuara që kanë mbështetur këto gra gjatë trajnimeve socio-ekonomike.
Startup Week, i facilituar nga trajnerët Sevdie Alshiqi Bekteshi dhe Drilon Shala, u ka ofruar mundësinë këtyre grave të mrekullueshme të futen në konceptet e ndërmarrësisë, gjenerimin e ideve për biznes, adresimin e VAWG në ndërmarrësi, krijimin e planeve të biznesit, analizën e tregut, planifikimin financiar dhe strategjitë e marketingut.
Pas katër ditëve intensive të trajtimit të këtyre koncepteve, sot këto gra të jashtëzakonshme do të prezantojnë idetë dhe planet e tyre të biznesit. Dhjetë (10) prej tyre do të përzgjidhen për të përfituar grante, të cilat kanë për qëllim t’u japin një shtytje të fuqishme drejt realizimit të qëllimeve të tyre sipërmarrëse.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Together Building Resilience” i financuar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës kundër grave (UN Trust Fund). Fondi i Mirëbesimit i OKB-së është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve, i dedikuar ekskluzivisht për të adresuar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar. Deri më sot, Fondi i Mirëbesimit i OKB-së ka dhënë 225 milionë dollarë për 670 iniciativa në 140 vende dhe territore.