KW4W

HARISA MYRTAJ – STORIE SUKSESI

10 Korrik 2020: Harisa Myrtaj ka lindur në Gjilan dhe ka përfunduar studimet bachelor në fakultetin Kadri Zeka në Gjilan – Edukim fillor .

Harisa ka themeluar biznesin e saj individual që nga viti 2017. Në atë biznes ofrohen shërbime estetike si: tretmane të fytyres, manikyr, pedikyr, mbjellje të qerpikëve, formësim të vetullave, laminim të vetullave, depilim . Përmes kësaj kompanie ajo tenton t’i ofrojë shërbime kualitative klientëve të saj .
Harisa është e pasionuar për të sjellur gjithnjë e më shumë trendet të reja në këtë fushë.

Harisa është përfituese e grantit Start-Up përmes projektit “Mundësitë e grave në treg, ekonomi dhe rrjetëzim” WOMEN i cili implementohet nga Kosova – Women 4 Women ndërsa financohet nga Qeveria Gjermane përmes @GIZ Kosovo.