Ilmije Bytyqi, një grua punëtore nga fshati Shashkoc i Prishtinës, ka bërë hapa të mëdhenj në kultivimin dhe menaxhimin e mjedrave falë organizates Kosova Women 4 Women që i financoi një friz modern për ruajtjen e tyre. Ky investim i ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën e ruajtjes dhe tregtimit të frutave, duke i mundësuar asaj të maksimizojë të ardhurat dhe të përmbushë kërkesat e tregut.
“Mjedra është një frut delikat dhe sfida më e madhe për ne ka qenë ruajtja e freskisë së tyre pas korrjes. Me këtë friz, tani mund t’i ruaj mjedrat për më gjatë dhe t’i shes atëherë kur çmimi është më i favorshëm,” thotë Ilmija.
Frizi i ri i ka dhënë mundësinë të ruajë cilësinë e mjedrave për periudha më të gjata, duke i mbrojtur nga dëmtimet dhe humbjet që ndodhin shpesh gjatë transportit ose magazinimit. Kjo i ka lejuar Ilmijes të planifikojë më mirë shitjet dhe të ketë qasje strategjike ndaj tregut.
Çfarë e bën historinë e Ilmijes të veçantë?

Ruajtje e freskisë së mjedrave, duke garantuar cilësinë dhe shijen optimale për klientët.

Shitje strategjike, me mundësinë për të shitur produktin atëherë kur ka më shumë kërkesë dhe çmime më të larta.

Rritje e potencialit për zgjerim, falë kapacitetit të ruajtjes që e mbështet prodhimin e vazhdueshëm.
“Ky friz është një investim që ia ka vlejtur. Jo vetëm që më ka ndihmuar të ruaj mjedrat për më gjatë, por tani kam më shumë fleksibilitet për të planifikuar prodhimin dhe shitjet e mia,” shton Ilmija.
Historia e Ilmije Bytyqit është një shembull frymëzues i asaj se si inovacionet e thjeshta, si një friz për ruajtje, mund të kenë një ndikim të madh në jetën dhe biznesin e një kultivuesi. Ajo është një model për të gjitha gratë që dëshirojnë të zhvillojnë bujqësinë dhe të ndërtojnë një të ardhme të qëndrueshme për veten dhe familjet e tyre.
Projekti IWKA “Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosoves” financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).