KW4W

Kosova Women 4 Women në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, Departamenti për Punë Sociale dhe me pjesëmarrjen e ekspertëve të fushave të ndryshme të angazhuar në promovimin e barazisë

Kosova Women 4 Women në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, Departamenti për Punë Sociale dhe me pjesëmarrjen e ekspertëve të fushave të ndryshme të angazhuar në promovimin e barazisë, më 25 nëntor mbajtën konferencën “Politikat në veprim kundër dhunës në baza gjinore”.
Pas fjalës hyrëse, nga Dashamir Bërxulli, Dekan i Fakultetit Filozifk në Universitetin e Prishtinës dhe nga Reyes Charle, Këshilltare Gjinore në Bashkimin Evropian, diskutuam për dhunën ndaj grave dhe mbrojtjen sociale e shërbimet në dispozicion në Kosovë.
Blerim Shabani, Kryetar i Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale, Muhamet Jahiri, Shef i Hetimeve të Përgjithshme në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Ferizaj, Arjeta Gashi, Drejtore nga Shoqata për Prindër të Ndarë, Zana Asllani, Drejtore në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve ne Prishtinë, si dhe Ibrahim Tërstena, Mbikëqyrës i Zyrës Regjionale të Mbrojtësve të Viktimave në Ferizaj morën pjesë në këtë panel të moderuar nga Laura Cakolli, Zyrtare e Projektit në KW4W.
Më pas, në pjesën e dytë, u zhvillua paneli “Rëndësia e programeve rehabilituese në institucionet korrektuese dhe sprovuese”, ku u lansua raporti open-source i KW4W “Promovimi i masave ligjore për autorët e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe mundësitë për rehabilitimin e tyre” me autore Albulena Uka. Në këtë panel diskutuan Merita Syla, Udhëheqëse e sektorit për trajtimin e të burgosurve dhe të miturve dhe për çështje sociale në Shërbimin Korrektues, Dashnim Osmani, Udhëheqës për Programe Rexhime në Qendrën Korrektuese për të mitur në Lipjan, Ganimete Krasniqi, Zyrtare sprovuese në Shërbimin Sprovues të Kosovës, nën moderimin e Rita Selimit, Asistente në Departamentin për Punë Sociale në Universitetin e Prishtinës.
Kjo konferencë është zhvilluar në kuadër të projektit “Together Building Resilience” i financuar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës kundër grave (UN Trust Fund). Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave (UN Trust Fund) është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve i dedikuar ekskluzivisht për të adresuar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar. Deri më sot, Fondi i Mirëbesimit i OKB-së ka dhënë 215 milionë dollarë për 646 iniciativa në 140 vende dhe territore.