KW4W

KOSOVA – WOMEN 4 WOMEN NËSHKROI MARRËVESHJE MIRËKUPTIMI ME QENDRËN PËR KUJDES DHE EDUKIM TË FOSHNJEVE DHE FËMIJËVE TË VEGJËL “BABIES & TODDLERS”

Me datën 30 Maj në kuadër të Zyrës për përkrahje në punësim sot organizata Kosova – Women 4 Women nëshkroi marrëveshje mirëkuptimi me qendrën për kujdes dhe edukim të foshnjeve dhe fëmijëve të vegjël “Babies & Toddlers”. Kjo marrëveshje mundëson që KW4W të referojë gratë që kanë kryer trajnimin një vjeçar në kopshtin ‘Babies & Toddlers’ për mundësi të praktikës së përkohshme si dhe referimin e kandidateve të mundshme për ndonjë pozitë të hapur të punës. Kopshti “Babies & Toddlers“ do të ofrojë praktikë në menyrë efikase dhe të ju ndihmojë grave që të ngrisin kapacitetet e tyre në fushën e edukimit të fëmijëve, si dhe ti mësojnë teknikat, përvojat më të mira nga edukatoret që punojnë në të.Kjo marrëveshje u nëshkrua nga Iliriana Gashi, Drejtore e KW4W si dhe Blerina Lila, Drejtore e kopshtit ‘Babies & Toddlers’ – ne kuader te projektit te financuar nga Ambasada Norvegjeze ne Prishtine.