KW4W

KRIJO – STORIE SUKSESI

23 Korrik 2020: KRIJO është biznes që është duke krijuar platformën online që ofron shërbime me kosto minimale kohore dhe ekonomike për ata që duan të hapin biznes apo që e kanë hapur biznesin. Ofrimi i shërbimeve në mënyrë lehtësisht të qasmë si krijimi i bizneseve, web-Faqeve, brandimi i biznesit, e-Commerce, marketingu dixhital, transformimi dixhital i bizneseve dhe dizajn i produkteve mund të bëhet krejtësisht online.

Udhëheqëse e biznesit është Besa Belegu, e cila është inxhiniere e Shkencave Kompjuterike. Me grantin Start-Up përmes projektit “Mundësitë e grave në treg, ekonomi dhe rrjetëzim” WOMEN i cili implementohet nga Kosova – Women 4 Women ndërsa financohet nga Qeveria Gjermane përmes @GIZ Kosovo u mundësua jetësimi i një mundësie shumë të mirë për të gjithë ata që duan të krijojnë një biznes apo janë në hapat e parë të ndërtimit të biznes.