KW4W

KW4W PROMOVOI EDHE NJË ARRITJE QË KA PËR QËLLIM AVANSIMIN DHE FUQIZIMIN E GRUAS NË SHOQËRI

Me datë 16 Dhjetor 2019, Kosova-Women 4 Women promovoi edhe një arritje që ka për qëllim avansimin dhe fuqizimin e gruas në shoqëri. Në event na nderuan me pjesëmarrjen e tyre Ministri Z. Muzafer Shala, Ministri nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarresisë #MIN, Ambasadori Norvegjez në Kosovë, Z. Jens Erik Grøndahl, Zëvendës Ambasadori Holandez Z. Peter Van der Bloemen, Zv. shefja e misionit nga Ambasada e Zvicrrës Znj. Pauline Menthonnex Gacaferri, përfaqësues të insitucioneve, donatorë dhe miq/partnerë të organizatës.
KW4W përuroj Inkubatorin e parë të biznesit të grave me lokacion në Prishtine, një aset dhe vlerë e shtuar e Organizatës W4W për të vazhduar përkrahjen dhe stimulimin e grave dhe vajzave të reja që të zhvillojnë aftësitë e tyre të biznesit dhe fuqizimin ekonomik. Ky inkubator do të shërbej që përmes asistencës teknike, këshillave profesionale dhe ndihmës financiare të ndihmoj gratë dhe vajzat e reja në procesin e themelimit të bizneseve të reja dhe fuqizimin e bizneseve start-up.
Projekti u financua nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ndërsa u implementua nga Kosova-Women 4 Women në partneritet me Institutin për Menaxhment dhe Zhvillim #IMD.