KW4W

KW4W SË BASHKU ME KOMPANINË NOVUS MBANË TRAJNIMIN ONLINE 4 DITORË PËR BIZNESET PËRFITUESE TË PROJEKTIT ‘WOMEN’

13 Prill 2020: Kosova Women 4 Women së bashku me kompaninë Novus ka filluar me trajnimin online 4 ditorë për bizneset përfituese të projektit Women’s Opportunities in Market, Economy and Networking (Women).
KW4W po ofron trajnime teorike përmes platformës online “Webex” me qëllim që bizneset të kenë njohuri sa më shumë rreth ““BURIMEVE NJËRZORE DHE LEGJISLACIONIN E DREJTËS SË PUNËS ”, evolucionin, rëndësinë si dhe funksionet e tyre.

Gjithsej pjesëmarrës në trajnim janë 29 përfaqësuese të bizneseve përfituese nga komuna të ndryshme të Kosovës. Gjithashtu, trajnimi po zhvillohen në mënyrë interaktive, nga ku të pranishmit kanë shkëmbyer përvojat ndërmjet vete.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Women’s Opportunities in Market, Economy and Networking (Women)”, i financuar financuar nga Qeveria Gjermane, përmes GIZ Kosovo në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit përmes Promovimit të Eksportit ndërsa implementohet nga Kosova- Women 4 Women.