KW4W

LANSIMI ONLINE I PROJEKTIT: MUNDËSITË E PËRMIRËSUARA TE VETË-PUNËSIMIT DHE PUNËSIMIT “I SEE”

Sot ishte lansimi online i projektit: MUNDËSITË E PËRMIRËSUARA TE VETË-PUNËSIMIT DHE PUNËSIMIT“I SEE”. Ky projekt tre vjeqar financohet nga Agjencioni Austriak për Zhvillim #ADA me fondet e koorporatës Austriake për Zhvillim ADC dhe implementohet nga Kosova – Women 4 Women.

Ne ishim te nderuar me prezencen dhe fjalimin e Shkëlqesisë se tij Christoph Weidinger, Ambasador i Republikës së Austrisë në Republikën e Kosovës

Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i pozitës së grave në ekonomi dhe në tregun e punës në komunat e rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt. Projekti ka target gratë e margjinalizuara dhe burrat për të ngritur kapacitetet në fushat që pengojnë gratë të hyjnë në tregun e punës. Ky projekt parasheh t’i ketë afër 400 përfitues në të dy rajonet.