KW4W

MBAHET TAKIMI ME ZËVENDËSMINISTRET E MPL-SË DHE SEKRETAREN E PËRGJITHSHME TË MPL-SË

Zëvendësministret e MPL-së dhe Sekretarja e Përgjithshme e MPL-së takohen me përfaqësueset e organizates Women for Women.

Prishtinë 05.10.2020

Dy Zëvendësministret e MPL-së znj. Fatbardha Emini, znj.Magbule Shkodra dhe Sekretarja e Përgjithshme e MPL-së znj. Rozafa Ukimeraj, kanë pritur në takim përfaqësueset e organizates Women for Women, me ç‘rast kanë diskutuar për barazinë gjinore në Kosovë dhe aktivitetet e përbashkëta për të rritur pjesëmarrjen e grave në procesin zgjedhor në nivelin komunal.

Po ashtu, në këtë takim është diskutuar përfaqësimi i grave në këshillat e fshatrave dhe është konfirmuar gatishmëria e MPL-së për bashkëpunim në projekte të përbashkëta.

Gjatë takimit janë ndarë edhe informacionet lidhur me veprimet që janë ndërmarrë për të siguruar përfaqësimin e barabartë gjinor në Komuna dhe Ministri.